39 vjecarja Tania pothuajse vdiq për shkak të një dëmtimi spontan të shtyllës kurrizore.
Cdo gjë filloi në vitin 2016, ku 39-vjeçarja kaloi gjashtë javë me dhimbje të pashpjegueshme qafe për të cilën doktori i saj mendonte se ishte thjesht një qafë e zënë keq.
“Ne supozuam se ishte një rruazë e shtypur, por nuk mund të bëje shumë për këtë rast. Më thanë thjesht të bëja pushim, përdorja paketat e ngrohjes dhe prisja që simptomat të qetësohej’.
Tre ditë më vonë, kur Tania u zgjua ndjeu një dhimbje që i përshkonte trupin si një goditje shoku elektrik dhe menjëherë më pas kishte të vjella. Më vonë i filloi migrena dhe piu një paracetamol për ta qetësuar atë para se të shtrihej sërish të flinte pak. Mirëpo 2 orë më vonë kur u mundua të ngrihej në këmbë u shemb në dysheme duke u tërhequr zvarrë deri tek telefoni që të thërriste ambulancën.
Kështu pas shumë skanimeve në spital, mjekët zbuluan se C4 dhe C5 e Tania – pra nervat e qafës në shtyllën kurrizore – ishin thyer spontanisht dhe i ndryshuan jetën përgjithmonë.
Tania tani ka të vendosur një pllakë titani që stabilizon shtyllën kurrizor në pjesën e qafës dhe tha se koha e rikuperimit ishte disa javë. Nëna e re më pas tregon se e ka pasur të vështirë të gjejë punë pasi shumë punëdhënës quanin të paaftë.
“Gjithmonë e kam përdorur gatimin si një mjet për të përballuar ankthin tim, kështu që fillova ta bëja më shumë për të mbajtur mendjen time të zënë. Tani, unë drejtoj një biznes të suksesshëm, një furrë pjekjeje ku siguroj mbrojtjen dhe përfshirjen e aftësisë së kufizuar si edhe ndihmoj bizneset e tjera me ambjente gjithëpërfshirëse për punonjësit e tyre që janë me aftësi të kufizuara.”
“Nëse do të më pyesnit 8 vite më parë se si ndihesha nëse do kisha një dëmtim të shtyllës kurrizore, do t’ju kisha dhënë shumë fjalë shpjeguese në atë kohë.
“Por tani në fakt mund të them se jam krenare që kam një paaftësi dhe jam krenare për personin që më ka bërë të jem.” shiko.news
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.