A është kjo e ardhmja e qerpikëve fals?

spot_imgspot_img

Të gjithë i duam qerpikët e gjatë. Ata i theksojnë më shumë sytë në një portret dhe i bëjnë ato të duken më të mëdha

Prandaj, produkte si rimeli, kthyesi i qerpikëve, forcuesi i qerpikëve, qerpikët “fals”, por që zgjasin më shumë se të thjeshtët etj., janë produkte që të gjithë njerëzit e apasionuar pas grimit i dinë.

Sidoqoftë, ajo që ndoshta nuk e kanë mësuar të gjithë është se ekziston një alternativë e re e vendosjes së qerpikëve: Qerpikët me magnet.

Ç’janë këto?

Nga vetë fjala, janë qerpikë magnetikë, që vendosen pranë qerpikëve tuaj natyralë. Ato dallojnë nga njëri-tjetri nga mënyra se si vendosen.

Në pjesën më të madhe të rasteve aplikohen poshtë dhe lart qerpikëve natyralë, duke qëndruar pranë nga efekti magnet.

A janë të sigurt qerpikët magnetikë?

Kur të zbuloni sa e thjeshtë është t’i vendosni dhe t’i mbani, nuk do doni t’i hiqni më, por jo kaq shpejtë!

Ekspertët sugjerojnë që të mos përdoren shumë shpesh, pasi mund t’i dëmtojnë qerpikët tuaj natyralë.

Gjithashtu, nuk duhet t’i provoni për herë të parë, përpara një eventi të madh pasi xheli (peneli) me të cilin do ngjisni qerpikët, mund t’ju shkaktojë alergji.

Sidoqoftë, qerpikët me magnet, mbeten një zgjedhje praktike dhe e shpejtë për një mbrëmje të veçantë.Më poshtë, gjeni një video-tutorial se si aplikohen:

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu