Aksidenti “horror”/ Dalin detaje mbi gjendjen e Zhou, ja si i shpëtoi vdekjes piloti i Alfa Romeo

spot_imgspot_img

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në nisje të garës për Çmimin e Madh të Britanisë, në pistën e Silverstone, me pilotin e Alfa Romeo, Zhou Guanyu që rrezikoi jetën.

Në aksident u përfshinë Yuki Tsunoda, George Russel dhe Zhou Russell, por me Zhou që përfundoi më keq. Pas një përplasje nga Russell, piloti i Alfa Rome doli me makinë të përmbysur jashtë mureve mbrojtëse, me garën që u ndërpre menjëherë.

Zhou mori ndihmën e menjëhershme mjekësore dhe më pas u dërgua në spital, nga ku u theksua se është në gjendje të mirë, lajmërim që më pas bëri që gara të riniste.

Mrekulli mund të konsiderohet shpëtimi i kinezit pa dëmtime të rëndë pas një aksidenti të tillë ose siç u theksua nga ekspertët, ishte “Halo”, pajisja e sigurisë e fiksuar në kabinë e prezantuar në Formula 1 dhe Formula 2 në 2018 që i shpëtoi jetën pilotit, përndryshe dita e sotme mund të kishte rezultuar fatale.

Duke folur pas këtij momenti, drejtori i Alfa Romeo, Beat Zehnder tha për “Sky Sports”: “Ai ishte i përmbysur, kishte kokën në zhavorr. Por tani duket në gjendje të mirë.”

Ndërkohë momentalisht në pistën e Silvestone është duke u zhvilluar gara e 10-të e këtij kampionati të Formula 1.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu