Allegri në alarm; Chiellini dhe Bernardeschi “ko”, Dybala në dyshim

spot_imgspot_img

Pushimi për shkak të kualifikueseve të kombëtareve nuk i solli shumë fat Juventusit. Bernardeschi do të mungojë rreth 20 ditë për shkak të dëmtimit të shkallës së ulët në muskulin “iliopsoas” të djathtë, i pësuar në ndeshjen e Belfastit.

Prandaj, nuk do të luajë dot të shtunën kundër Lazios, ashtu si Chiellini, i detyruar të largohet herët nga kombëtarja për shkak të inflamacionit të tendinit të Akilit. Edhe De Sciglio mbetet jashtë, i pamundur për të luajtur. Allegri shpreson, të paktën, të rikuperojë Dybala, i cili nuk luajti dot me Argjentinën, të ishte në fushë ndaj Brazilit.

Do të nevojiten kontrolle të reja për t’u adresuar në orët e ardhshme. Ato do të tregojnë nëse argjentinasi do të jetë i disponueshëm për transfertën kryeqytetase apo jo. Dybala pritet në “J Medical” për ekzaminimet përfundimtare, por gjithsesi ka një optimizëm, duke qenë se kontrollet e kryera në Argjentinë kanë përjashtuar dy herë dëmtimet në pulpën e këmbës, edhe nëse kanë konfirmuar problemet muskulare me të cilat është mësuar kampioni argjentinas.

Allegri, megjithatë, në rast se do të hiqte dorë nga “Joya”, ka në mendje një Juventus me mbrojtje të përbërë nga Danilo, De Ligt, Bonucci dhe Alex Sandro; një mesfushë me Cuadrado, McKennie, Locatelli dhe Rabiot, si dhe dyshen sulmuese Morata-Chiesa.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu