Anglia rikthen tribunat pa stola pas 30 vitesh dhe incidenteve fatale! 5 klube marin autorizim

spot_imgspot_img

Nga 1 janari 5 skuadrat e Premier League do të autorizohen të kenë sektorë të caktuar brenda ambienteve të tyre ku tifozët mund të qëndrojnë në këmbë gjatë ndeshjes. Një pikë kthese historike pas gati 30 vitesh ndalime!

Kjo është bërë e ditur nga Chelsea në faqen e tyre zyrtare, e cila nënvizon se si janë bërë disa punime brenda stadiumit në Stamford Bridge për t’i bërë tifozët të qëndrojnë të sigurt dhe për rrjedhojë në siguri të plotë.

Së bashku me blutë, Manchester City, United, Cardiff dhe Tottenham morën gjithashtu dritën jeshile nga liga. Ndalimi u vendos në fillim të viteve ’90 për shkak të disa incidenteve të aksidenteve me njerëzit që e ndoqën ndeshjen në këmbë, mes dy episodeve në Bruksel në stadiumin Heysel ku në 1985, 39 persona vdiqën në finalen mes Liverpool dhe Juventus dhe në 1989 kur 96 tifoze Reds vdiqën në Hillsborough në ditën e gjysmëfinales së FA Cup midis Liverpool dhe Nottingham Forest në fushën e Sheffield.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu