“Asnjë klub anglez pas City-t”, Guardiola zbulon dëshirën: Do të më pëlqente të…

spot_imgspot_img

Pep Guardiola i është betuar për besnikëri Manchester City-t në një intervistë të dhënë për Manchester Evenining Neës.

Ideja e Pep është ajo që të fitojë emocione të rëndësishme, një ditë, në drejtimin e një kombëtareje në një Botëror ose Europian.

DËSHIRA – “Kur të përfundojë koha ime këtu te Manchester City, do të më pëlqente të jetoja një Europian ose një Botëror. Po, kjo është ajo që do të doja. E di se nuk do të jetë e lehtë të gjendet një vend sepse nuk ka shumë alternativa, por do të më pëlqente. Nëse nuk do të ndodhë, nuk do të jetë një problem, do të drejtoj një klub”, ka thënë Guardiola.

BESNIK – “Në Angli, do t;i jem gjithmonë besnik Manchester City-t. Nuk besoj se do të drejtoj një klub tjetër në Angli. Jam pjesë e këtij klubi”.

ANGLIA – Në lidhje me mundësinë për të drejtuar kombëtaren e Tre Luanëve:

“Gareth (Southgate) ka bërë një punë të jashtëzakonshme, duke arritur në fazën finale të Kupës së Botës dhe finalen e Europianit. Ky është një sukse si madh për futbollin anglez. Nuk jam këtu për të marrë vendin e askujt dhe nuk është objektivi im të shkoj aty”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu