Perberesit:
- 100 gr çokollatë
- 500 gr Petit beuro me kakao
- 250 gr gjalpë
- 3 decilitra qumësht
- 100 gr lajthia të bluara
- 300 gr sheqer pluhur
- 500 gr vishnje pa bërthama
- 2 pluhur per krem pana.
Pergatitja:
Keksat e bluar derdhen në qumësht dhe përzihen mirë, gjalpi bashkohet me sheqer pluhur dhe tundet me mikser.
Në një enë bashkohen keksi i ngopur me qumësht dhe gjalpi i tundur, shtohen lajthitë dhe të gjitha përzihen mirë.
Masa e përgatitur ndahet në dy pjesë, në njërën pjesë shtohet çokollata e shkrirë, ndërsa në tjetrën vishnjat e kulluara.
Fundi i tavës shtrohet me letër për pjekje, së pari derdhet kremi nga çokollata dhe rrafshohet pastaj shtrihet kremi me vishnje dhe gjithashtu rrafshohet.
Krem para përgatitet sipas udhëzimeve në qeskë dhe me të lyhet ëmbëlsira, ëmbëlsira e gatshme lihet në frigorifer të shtrëngohet, pastaj me ndihmë të letrës për pjekj hiqet nga tava dhe e premë në copa.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.