Bakllava e shpejtë Receta

spot_imgspot_img

Përbërësit:
4 vezë (2 te plota kurse 2 vetëm të verdhat)
1 gotë uji qumësht (ose kos)
1 lugë sheqer
Pak kripë
1 gotë uji vaj
1 pluhur paste (pecive)
miell derisa të trashet brumi
300 gr arra te coptuara, sa më imët
800 gr nisheste
PER SHERBETIN:
1 kg sheqer
1 lt ujë

Pergatitja:

Ne nje ene me te thelle qiten vezet,qumshti(kosi),sheqeri,kripa,vaji,dhe ne fund qitet miell derisa te trashet brumi te perzier me pluhur paste.

Nga ky brum duhet te dalin 60 toptha te vegjel .

Pasi te pushoi pak brumi tehollohen nga 5 kuleq ne madhesi te pjates se vogel dhe seciles i qitet nga nje grusht i mbyllur nisheste dhe pasi behen 5 ne nje vend atehere rriten me tehollus ne madhesi te tepsise dhe keshtu vazhdohen derisa te kryhen te gjith kuleqt .

Me rendesi eshte qe qdo peseshe te tehollohet menjehere sepse nese qendojne atehre eshte me veshtire te tehollohen.

Pasi te jene teholluar te gjitha petet mund ti leme per nja 2 ore te qendrojne ne ndonje vend te fresket dhe pastaj i renditim ne tepsi ku do ti pjekim nga 20 pete dhe arra dhe pastaj prap 20 pete dhe arra .

Ne fund i qitet margarina e shkrire dhe piqet pet 3 ore ne temp.150 grade.

Gjate kesaj kohe pak para se ta nxjerrim bakllaven nga furra e ziejme sherbetin dhe ia qesim sherbetin e nxehte bakllave e nxehte.

Para se tia kthejme sherbetin ia qesim nje gote uji te ftohte (gote e qajit te rusit) qe mos te kristalizohet sheqeri pastaj.

Sipas deshires i shtohet edhe limon ne sherbet.

Ju befte mir!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu