Bakllava me fëstek dhe petë të gatshme

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • 1 tepsi drejtëkëndore,
  • 2 petë të gatshme drejtëkëndore,
  • 1 kg fëstek të bluar, lejthia te bluara,
  • 120gr gjalpë,
  • 1kg sheqer për shërbetin,
  • 20gr gjalpë gjalpë të cilësisë së lartë për shërbetin,
  • 1/2 lemon.

Hapat:

Si fillim bluani fëstekët dhe me pas i prisni me thike jo shume te imeta por dhe jo shume te medha… pak a shume ne madhesine e nje fare luledjelli.

Merni gjalpin dhe e shkrini dhe me pas e mbani te xhytur ne nje ene tjeter me te madhe me uje te nzehte. Ne kete menyre gjalpi nuk do te ngri serisht por do te rri i lengeshem.

Merni petet dhe i masni tek tepsia qe keni ne disposizion (I prisni petet me gershere ne masen e tepsise, une i ndava ne dysh pasi tepsia ime ishte saktesisht sa gjysem pete). Beni llogarite e peteve… duhet ti ndani ne 3 grupe me te njejten sasi petesh, ne kete menyre mund te mushni me fëstek bakllavane ne dy shtresa te ndryshme.

Me ndihmen e nje furce kuzhine lyeni bazen e tepsise me gjalpin e shkrire. Merni grupin e pare te peteve dhe filloni ti shtroni nje e nga nje. Sa here shtoni petet lyeni siperfaqen siper me furce te zhytur tek gjalpi i shkrire.

Kur grupi i pare i peteve te mbaroj shtoni gjysmat e fëstekëve të bluar dhe i sheshoni mire ne te gjithe siperfaqen. Ketu shtoni pak me shume gjalp duke sperkatur me furce siper.

Merrni grupin e dyte te peteve te gatshme dhe i shtroni serisht nje e nga nje duke i lyer me gjalpe siper.

Kur grupi i dyte i peteve te mabroj shtoni fëstekët qe keni dhe me grupin e trete te peteve vazhdoni shtrimin e bakllavase deri sa tu ngelen dy petet e fundit.

Peten e parafundit e shtroni siper bakllavase dhe MOS e lyeni siper me gjalp por e lini ashtu sic eshte. Peten e fundit e mbani menjane pasi ju duhet kur te piqni bakllavane (do e vendosni siper ne fund para se te fusni ne furre bakllavane).

Ndizni furrin ne 100°C dhe ne kohen qe furri nzehet filloni dhe prisni bakllavane avash avash ne thela sipas deshires tuaj. Une i preva katrore dhe dolen gjithesej 20 thela.

Kur te keni perfunduar prerjen e bakllavase shtroni siper peten e fundit dhe e vendosni ne furre te piqet per gati 6 ore mos me shume…. deri sa ngjyra siper te behet kafe e embel.

E nzirrni bakllavane nga furri dhe e lini te ftohet (Hidhni poshte peten siper qe mbrojti nga djegja bakllavane siper).

PERGATISNI SHERBETIN NE KETE MENYRE:
Merni nje tenxhere dhe hidhni brenda 1 liter e gjysem uje, shtoni sheqerin dhe e trazoni mire. Vendosni tenxheren ne zjarr deri sa te ziej. Duhet qe uji te avulloj te pakten 0,5 l.

Nderkohe qe sherbeti zien dhe trashet ne vellim shtrydhni brenda lengun e gjysem limoni (ky proces nuk le qe sherbeti te ngri dhe te behet kokrriza kur ftohet).

Shkrini gjalpin mire deri sa te leshoj nje shkume te bardhe siper (e hiqni me nje luge shkumen). Do te ngelet vetem gjalpi ne ngjyre trasparente… e lini deri sa te mari ngjyre kafe te embel.

E shtoni gjalpin e shkrire tek sherbeti, trazoni mire dhe e lini edhe 5 min te tjere ne zjarr.

E hiqni sherbetin dhe e lini te ftohet pak (te jete i vaket). E shtoni sherbetin me ndihmen e nje qemsheje pak e nga pake mbi thelat e bakllavase. E lini bakllavane te pushoje 2 dite.

E sherbeni bakllavane ne temperature ambienti. Bakllavaja rron edhe 10-15 dite pasi nuk sherbeti sherben si konservues dhe nu e le te prishte


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTullumba
Artikulli tjetërRevani me kos

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu