Brumi:
2 vezë
2 të verdha të vezëz
100ml jogurt
50ml vaj
Miell sipas nevojës (rreth 500gr)
Nisheste
100gr kokos
Sherbeti:
600gr sheqer
600ml ujë
Përgatitja:
Në një enë vendosim përbërsit e lëngshëm dhe I përziejmë mirë. Me këtë masë gatuajmë brumin duke e fituar brumin e butë I cili duhet të pushojë një orë. Pasi brumi të jetë gati e ndajmë në shtatë ose tetë pjesë, i rrumbullaksojmë dhe e hollojmë me ndihmën e nishestes secilën veq e veq. Më pas secila petë lyhet me gjalpë të shkrirë duke I vendosurë një përmbi një dhe në petën e fundit tërë sipërfaqen e mbulojmë me kokos ose arra. Petet I rrotullojmë duke ia dhënë formën e rrolladës, nga rrollada e fituar I prejmë në pjesë pjesë me trashësi rreth 1.5cm, pastaj I vendosim në tepsi të shtrira, i lyejmë përmbi me gjalpin e mbeturë dhe i pjekim fillimisht në 220°C rreth 10min më pas e ulim temperaturën në 150°C rreth 1 orë.
Sherbetin e ziejmë rreth 20min në temperaturë mesatare duke e kontrolluar trashësin. Më pas pasi të jetë gati e përvëlojm bakllavan e cila duhet të jetë e pjekur dhe e ftohur tërsishtë./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.