Përbërësit:
2 vezë, 1/2 filxhan çaji vaj, 2 Lugë gjelle kos, 1/2 filxhan çaji qumësht, 1 Lugë ëmbëlsire sodë për ëmbëlsira, 1 Lugë çaji kripë, 1 Lugë ëmbëlsire lëng limoni,
miell, 1 Tas arra të shtypura, 200gr margarinë, 1 Pako niseshte, 7 Gota uji sheqer, 6 Gota ujë, 1/2 Gote uji lëng limoni.
Përgatitja:
Në një enë hedhim vezët, vajin, qumështin, kosin, lëngun e limonit dhe i përziejmë. I shtojmë miellin, kripën, sheqerin, sodën për ëmbëlsirë dhe i përziejmë derisa të bëhet një brumë pak i fortë.
Nga brumi marrim pjesë pak më të mëdha se arra dhe i rrumbullakosim. Mbi tavolinë hedhim niseshte dhe pjesët e brumit i hapim me madhësinë e pjatës së kafese. Këto pjesë i vendosim nga katër mbi njëra-tjetrën duke i lyer me margarinën e shkrirë. Me ndihmën e okllavasë i hapim me madhësinë e tepsisë ku do të bëjmë bakllavanë.
I vendosim në tepsi dhe në mes pasi i vendosim arrat vazhdojmë me pjesën tjetër të petave. Pasi vendosim shtresën e fundit anët ia shtypim me anën e një thike dhe më pas e presim në copa. Sipër i hedhim margarinën e shkrirë dhe e vendosim të piqet në furrë me nxehtësi 170 °C për 50-55 minuta derisa të piqet mirë.
Përgatisim shërbetin duke zier ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit për rreth 10 minuta dhe pasi të bëhet i vakët ia hedhim bakllavasë së sapo dalë nga furri.
Nëse dëshironi shërbetit mund t’i hidhni disa karafila ose t’i shtoni pak lëng trëndafili për aromë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.