Bakllava

spot_imgspot_img

Perbersit:
5 vezë 1 e plotë dhe 4 të kuqtë
1 gotë vaj
1 gotë qumësht
1 lugë të mesme sheqer
1 maje thike kripë
Rreth 500 gr miell
Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
200 – 300 gr gjalpë
SHËRBETI
2 kavanoza të mëdha sheqer rreth 1.2 kg
2 kavanoza të mëdha ujë.

Pergatitja:
Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare.

Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.

Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.

Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleçë, të vegjël (sa e kuqja e vesë).

Merren nga 10 kuleçë dhe tëhollohen një nga një me nisheste .

Pastaj merren që të 10 kuleçët dhe në ndërmjet iu vihet nga pak nisheste.

Të gjitha së bashku tëhollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleçët e bërë.

Dy nga petet e teholluara shtrihen ne tepsi,vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petet tjera.

Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi që të pritet bakllava ngadalë ja vini përsipëri gjalpën e shkrirë.

Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.

SHËRBETI:
Të vlohet uji rreth 30 minuta deri sa të trashet shërbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me shërbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për tu servuar.

Ju befte mir!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakKek vanilje kugllof
Artikulli tjetërGurabija me çaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu