Përbërësit:
500gr miell, 5 vezë, 1 gotë vaj, 1 gotë qumësht, 1 lugë sheqer, pak kripë.
Për garnituren:
500gr fëstek i bluar, niseshte, grizë, sheqer, 300gr gjalpë.
Për sherbetin:
1kg sheqer, 1.5 liter ujë, 1 pako vanillë, gjysëm limon.
Përgatitja:
Në një enë rrahim vezët, pastaj shtojmë qumështin, vajin dhe miellin, masen e përziejmë derisa të arrijmë një brumë të shkrifët, pastaj e mbulojmë me pecetë dhe e lëm në temperaturë dhomë për 1 orë e 30 minuta.
Brumin pastaj e ndajmë në 50 kuleqë të vegjël.
Pastaj kuleqët i t’hollojmë, një nga një.
Secilën petë e spërkasim me gjalpë, me pak sheqer, niseshte dhe grizë.
Ndërsa në qdo të 10 petë vendosim fëstekët e bluar.
Bakllaven e prejmë, ia japim formen që dëshirojmë, pastaj e pjekim në furrë 2-3 orë në temperaturë 150 gradë, gjatë pjekjes duhet të përdorim dhe folie alumini.
Sherbetin e ziejmë, pastaj e vendosim sipër bakllaves, vetëm se bakllava duhet të jetë e ftohtë.
E lëm të qëndrojë gjatë tërë nates, që sherbeti të depërton sa më mirë brenda bakllaves.
Për dekor dhe shije sipër bakllaves shtojmë fëstek.
Ju bëftë mirë
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.