Tregu i transferimeve nuk përfundon kurrë. Sulmuesi i ri Bobby Murphy Omoregbe i Borgosesia-s, një klub i Serisë D (kategoria e katert italiane), i cili prej disa kohësh ka perfunduar ne fokusin e disa skuadrave të Serisë A, veçanërisht Verona, në orët e fundit ka arritur akordin per transferimin te Milani.
Klubi kuqezi me sa duket ka kaluar konkurrencën e të gjithëve për këtë të ri te talentuar (vetem 18 vjec) Marrëveshja u krye per 100 mije euro (sipas ekspertit Nicolo Schira) Kontrata 3 vjeçare.
I lindur në vitin 2003, katër paraqitje dhe dy gola në Serinë D, Omoregbe luan si sulmues krahu dhe ka origjine nigeriane. Mbi te thuhet se eshte shume i forte dhe i shpejte ne duelet 1 kunder 1.
Fillimisht do t’i bashkohet ekipit U-19 Primavera te Milanit (drejtuar nga Giunti) qe nga janari. Por, ekziston edhe ideja e huazimit ne Serie B.
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.