Perbersit:
250 gr gjalpë
2 vezë
1 gotë uji sheqer pluhur
400 gr niseshte misri
150 gr miell
1 pluhur pjekurinash
1 sheqer vanilje Podravka
Plus:
2 lugë gjelle kakao kakao.
Pergatitja:
Me përbërësit e mësipërm, vec kakaos, bëjmë një brumë të butë.
Pastaj formojmë toptha të vegjël sa kokrra e arrës, të cilët i rendisim në tepsinë e mbuluar me letër për pjekje.
Me ndihmën e grykës së një shisheje xhami/qelqi të kaluar në kakao, “shpojmë” secilën biskotë sipër.
Biskotat e përgatitura kështu piqen për 15 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.
Ju bëfshin mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.