Përbërësit:
500ml qumësht, 1 puding vanilje, 2 luge sheqer, 50gr margarin, 1 luge nisheste, 200gr biskota, 1 qese Krem pana(shllag krem) te pergaditur sipas udhezimeve ne qeske.
Përgatitja:
Ne nje ene qesim qumeshtin te vloje,nga i cili ndajm pak qumesht sa te tretim pudingen dhe nishesten.
Ne qumeshtin qe vlon shtojme pudingen e tretur,perzijem derisa te trashet,shtojme sheqerin dhe margarienen dhe perziejme derisa te shkrihet margarina.
Ne kallep te vogle 20×30 shtrijme nje shtrese biskota katrore ,qesim kremin e nxehte,mbulojme prap me biskota dhe leme te ftohet pak.
Ne nderkohe perzijme pluhurin per krem pana derisa te behet shkume e forte,pasta lyejme shtresen e biskotave persiper.
Leme te ftohet per 1-2 ore ne frigorifer ose 20 minuta ne ngrires dhe servojme.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.