Biskota Mandarine

spot_imgspot_img

Përbërësit:
150 gr margarinë (ne temp.ambienti), 100gr sheqer, Maje gishtash kripë, 1 vezë, 2 mandarina, aromë vanilje ose sheqer vanilje, 250gr miell, 100gr marmalate kajsie,pjeshke ose mandarine, sheqer pluhur.

Përgatitja:
Mnadarinat i pastrojme mire dhe grijme levoren ne rende (mundet edhe te ngrira dhe i grine me lehte se bashku me pjesen e brendshme).

Ne nje ene qesim margarinen, shtojme sheqerin, kripen, vezen, mandarinen e grire, sheqerin e vaniljes, dhe te gjitha i perzijme mire.

Shtojme miell gradualisht derisa te behet nje brum i bute te cilen embeshjellim dhe leme ne frigorifer per 1..5-2 ore.

Me pas ne tavolinen e punes te permillur, hollojme brumin ne trashesi 5mm dhe nga peta nxjerrim lule ne format per biskota te cilat i radhisim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje.

Pjekim ne 180 grade per 8-10 minuta(duhet pasur kujdes qe ngjyra edhe pas pjekjes te mbetet e hapur).

Pastaj lyejm nga dy me marmelate ne mes dhe sheqerosim me sheqer pluhur.

Nga kjo mase brumi dalin 25-30 lule te bashkuara,te cilat ne amballazhe te metalt ruhen deri ne 3 jave, kurse ne ngrirje te thelle deri ne 2 muaj.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakKatrorka Çokollate
Artikulli tjetërËmbëlsirë me Kikirik

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu