Përbërësit 30-40 biskota:
150gr gjalpë
140gr sheqer pluhur
gjysëm gote qumësht
1 lemon (vetëm lëvorja)
300gr miell
1 vezë (vetëm e verdha)
qokollatë e shkrirë
Përgatitja:
Në një enë, vendosim në zjarrë gjalpin dhe e shkrijmë, pastaj shtojmë sheqer pluhurin, qumështin dhe lëvoren e grirë të lemonit, masën e përziejmë dhe e lëm pak të ngrohet, pastaj e largojmë nga zjarri, në të shtojmë 300gr miell. Brumin e vendosim në tavolinë e përmillim vetëm pak dhe e ngjeshim, pastaj e shtirjmë në petë jo shumë të hollë dhe me anë të gotes krijojmë forma rrethore, dhe i vendosim në tavë për pjekje (të cilën më parë e lyejmë dhe e përmillim pak). Të verdhën e vezës e rrahim mirë dhe sipër lyejmë biskotat. Tavën me biskota e fusim në furrë në temperaturë 180C dhe e pjekim për 20 minuta. Biskotat e pjekura i kalojmë vetëm nga njëra anë në qokollatë të shkrirë. Të lehta në përgaditje dhe tepër të shijshme. Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.