Përbërësit:
230 gr gjalpë
350 gr miell
200 gr sheqer
50 gr sheqer panxharsheqeri
20 ml qumësht
2 vezë
300 gr copëza çokollate të zezë
1 pako vanilje
1 pako maja per ëmbëlsira
pak kripë
Përgatitja:
Në një enë hedhim gjalpin me sheqerin e bardhë dhe i përziejmë me rrahëse me dorë. Hedhim vezët dhe i rrahim akoma për 1-2 minuta. Më pas fillojmë e shtojmë gjysmën e masës së miellit ngadalë, që më parë e kemi përzier me majanë dhe vaniljen. Shtojmë qumështin dhe gjithë miellin e ngelur. I përziejmë me ndihmën e një luge druri. Vazhdojmë ti trazojmë derisa të jenë bashkuar mirë të gjithë përbërësit.
Pasi të jetë formuar një masë homogjene, shtojmë copëzat e çokollatës dhe e përziejmë ngadalë që të përhapen në të gjithë masën.
Marrim brumë me ndihmën e një luge dhe e hedhim në toptha të vegjël në një tavë, ku kemi shtruar letër kuzhine. Duhet të kemi kujdes që topthat ti vendosim pak të larguar nga njeri tjetri sepse gjatë pjekjes shtojnë volumin.
Pasi i kemi vendosur të gjitha biskotat në tavë, mbi to hedhim sipër pak sheqer të trashë, si dhe disa copëza çokollate shtesë.
Tavën e fusim në furrë të piqet në temperaturën 180°C përreth 30 minuta ose derisa të shohim që biskotat kanë marrë një ngjyrë të bukur sipër.
Nxjerrim biskotat dhe i lemë të ftohen e më pas i vendosim në pjatancë e i servirim.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.