Perbersit:
200 gr margarin
200 gr sheqer
2 sheqer vanilje
100 gr kokos
1 puding vanilje
1 pluhur per pjekje
2 vezë
100 ml kos
450 gr miell
PËR MBUSHJEN:
1 puding me shije kokosi
3 luge sheqer
400 ml qumësht
100 gr sheqer pluhur
1 sheqer vanilje.
Pergatitja:
Ne nje ene te thelle qesim vezet,sheqerin dhe sheqerin e vaniljes dhe perzijme.
Shtojme margarinen e zbutur,perzijme.
Shtojme kokosin dhe pluhurin e pudinges se vaniljes,pastaj shtojme gjysmen e miellit te perzier me pluhurin per pjekje.
Perzijme derisa te behet nje brum qe nuk ngjitet per duarduke shtuar miell gradualisht.
Me miellin e mbetur hollojme pete me trashsi 5 mm dhe radhisim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje.
Pjkeim ne 200 grade per 12-15 minuta ose derisa te marin nje ngjyr te verdhe te qelur kursesi te mos skuqen.
Ne nderkohe ziejme pudingen me qumeshtin,sheqerin dhe pluhurin e pudinges me shije kokosi.
Me pas mbushim biskotat e pjekura dhe te ftohura dhe sheqerosim me sheqer pluhur te perzeier me sheqerin e vaniljes.
Pas ftohjes i konsumojme ose edhe mund te ruhen per disa dite, sa me gjate ruhen aq me te shijshme do te jene.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.