Perbersit:
650 gr miell
340 ml vaj
170 ml ujë
1 pluhur pjekurinash
Për mbushjen:
recel kumbulle
Plus:
3-4 lugë gjelle sheqer pluhur.
Pergatitja:
Ujin me vaj i vlojmë bashkë në një tenxhere. Miellin e përziejmë me pluhurin për pjekurina.
Pasi të jetë ftohur pak uji me vaj, ia shtojmë miellin duke formuar një brumë të butë e të yndyrshëm. Shtojmë miell sipas nevojës.
Topthin e brumit e hedhim në sipërfaqen e përmillur dhe e tëhollojmë në një petë rrumbullake me trashësi prej 1 cm.
Me ndihmën e një gote nxjerrim kuleç të rrumbullakët. Secilit kulaç ia vendosim një lugë të vogël reçel. Pastaj e palosim në formë gjysmëhëne.
Biskotat e mbushura kështu i vendosim në tepsinë e mbuluar me letër për pjekje.
Piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë për 10 minuta.
Pas pjekjes i kalojmë në sheqer pluhur.
Ju bëfshin mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.