Biskota për fëmijë

spot_imgspot_img

Perbersit:

250 gr miell
70 gr sheqer
1 lugë e mesme pluhur pjekurinash
120 gr gjalpë
1 vezë
1 lugë e mesme ekstrakt vanilje
1-2 lugë qumësht.

Pergatitja:

Në një enë përzini miellin, sheqerin dhe pluhurin për pjekurina. Transferoni në një processor për ushqim, shtoni gjalpën dhe pulsoni për disa sekonda disa herë deri sa gjalpa të jetë shpërndarë në mënyrë të barabartë.

Transferoni në një enë; shtoni vezën dhe vaniljen. Përzini shpejtë deri sa të formohet një top. Shtoni qumështin, 1 lugë ose 2, nëse masa është shumë e thatë për t’u formuar topi. Mbështillni me letër plastike dhe futeni në frigorifer për 30 minuta.

Vendosni letër për pjekje në dy enë për biskota.

Nxirrni masën nga frigoriferi dhe shtrini në shtresë të hollë 1cm. Prisni në format tuaja të preferuara dhe transferoni në enët për pjekje, duke lënë 2 cm distancë mes tyre. Futni në frigorifer për 10 minuta deri sa të nxehet furra.

Piqni në temperaturë 160 C për 2 minuta, ose deri sa biskotat të marrin ngjyrë ari anash.

Ju bëftë mirë!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu