Përbërësit:
- 250 gram gjalpë
- 400 gram çokollatë e bardhë (grirë)
- 4 vezë
- 1 gotë sheqer
- 1,5 gotë miell
- Pak lëvore limoni
- 2 limonë të shtrydhurë
Përgatitja:
Në një tigan, shkrini gjalpin në nxehtësi te ulët. Kini kujdes që të mos vloni shumë.
Shtoni mbi të çokollatën e bardhë të grirë dhe e përzieni mirë, merrni nga shporeti pasi të shkrihet çokollata dhe lëreni të ftohet. Pasi të ftohet, vendoseni në një tas të madh përzierjeje.
Në një tas të veçantë rrihni vezët dhe sheqerin derisa sheqeri të shkrihet.
Shtoni miellin në përzierjen me gjalpë të ftohur dhe çokollatë të bardhë dhe përzieni mirë.
Shtoni vezën e rrahur me sheqer dhe përzieni nga poshtë lart.
Shtoni në të këtë përzierje lëngun e limonit dhe lëvoren e limonit dhe përzieni mirë, më pas vendosni përzierjen në bazën e letrës për pjekje dhe hidhni në enën e furrës.
Piqeni për rreth 50 minuta në një temeperaturë prej 165 grad derisa te merr një ngjyrë kafe të artë.
Pasi ta keni hequr tortën nga furra, lërini të ftohet dhe më pas prisni në katrorë të vegjël dhe shërbejeni.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.