Bukë gjermane brötchen

spot_imgspot_img

Perbersit:

1 ¼ gotë ujë të vakët
2 të bardha të vezës
1 lugë receli kripë
1 ½ lugë receli sheqer
1 lugë gjelle gjalpë të zbutur
3 ½ gotë miell
1 lugë gjelle tharm instant
Për lyerje:
1 të bardha të vezës
2 lugë gjelle qumësht
fara chia.

Pergatitja:

Me përbërësit e mësipërm bëjeni një brumë të butë dhe elastikë. Lëreni të pushojë për 1 orë-1 orë e gjysmë.

Pas fermentimit, brumin vendoseni në një sipërfaqe të përmillur dhe mbështilleni butësisht disa herë.

Pastaj rolenë e formuar ndajeni në toptha të vegjël (nga kjo masë dalin 12 toptha).

Jepjuni formën sipas dëshirës dhe vendosini në tepsinë e lyer me gjalpë ose të mbuluar me letër kuzhine.

Mbulojini dhe lërini të pushojnë edhe 45 minuta të tjera.

Rreth 15 minuta para pjekjes, ngroheni furrën në 220 gradë. Në fund të saj vendosni një enë me ujë të ftohtë.

Kur të jetë ngrohur furra, bukët e formuara lyejini butësisht me përzierjen e një të bardhe të vesë dhe 2 lugëve qumësht.

Pastaj, me një thikë të mprehtë krijoni dy-tre vijëza sipër secilit kulac dhe zbukuroni me fara sipas dëshirës.

Ne kemi përdorur sot fara chia.

Brötchen piqen për 18-20 minuta, ose derisa të marrin një ngjyrë të mirë.

Ju befte mir!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakLakror misri me presh e karrota
Artikulli tjetërKrofne n’furrë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu