Perbersit:
1/2 lugë çaji tharm buke
2 lugë gjelle ujë të vakët
5 lugë gjelle ujë të vakët
150 gr miell
PËR BRUMIN
2 lugë gjelle qumësht i vakët
150 ml ujë të vakët
1 lugë gjelle vaj ulliri
275 gr miell
kripë.
Pergatitja:
Për të bërë përzierjën e parë: në një enë përzini tharmin dhe 2 lugët me ujë të vakët dhe lëreni të rrijë për 5 minuta. Shtoni pjesën të mbetur të ujit dhe miellin. Përzini për 4 minuta dhe pastaj mbulojeni me fletë alumini. Lini në një vend të ngrohtë për 12 orë.
Për bukën: Në një enë të vogël, përzijmë tharmin dhe qumështin e ngrohtë dhe e lëmë të rrijë për 5 minuta. Në një enë tjetër përziejmë qumështin, përzierjen e parë, ujin e ngrohtë, vajin e ullirit dhe kripën. Ngjeshim për 8-10 minuta deri sa brumi të bëhet elastic dhe i lëmueshëm. Mbulojmë me fletë alumini.
Pjekim në furrë për 20 minuta, në 220 C.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.