Përbërësit:
450 gr miell
1 lugë e mesme kripë
7 gr tharm buke
4 lugë gjelle vaj ulliri
300 ml ujë të vakët
1 lugë çaji kripë.
Pergatitja:
Vendosni miellin në një enë të madhe dhe shtoni kripën dhe tharmin. Formoni një gropë në mes dhe shtoni 3 luge gjelle vaj ulliri dhe ujin e vakët. Përzini gradualisht duke përdorur lugë druri në fillim dhe pastaj duart, deri sa të krijohet një brumë i butë dhe i ngjitshëm.
Hidhni brumin në një sipërfaqe të miellosur dhe ngjeshni për 10 minuta. Shtoni edhe pak miell sipas nevojës, por jo shumë pasi që kjo do shkaktojë një brumë të thatë dhe të fortë.
Formësoni brumin në një top dhe vendoseni në një enë për pjekje të lyer me vaj, pastaj shtypeni me duar në trashësinë që preferoni. Mbuloni me një pecetë dhe lëreni të vijë për 45 minuta.
Ndizni furrën në 230 C. Lagni gishtat me pak ujë dhe formoni gropëza në brumë, duke lagur gishtat pas çdo shpimi. Lyeni brumin me vajin e mbetur dhe hidhni pak kripë mbi.
Piqni bukën per 15 minuta ose deri sa të marrë një ngjyrë të kaftë ari. Transferoni në një enë tjetër që të ftohet dhe mbuloni me një pecetë. Servoni të ngrohtë ose lëreni të ftohet plotësisht.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.