Perbersit:
250 ml ujë të vakët
2 lugë gjelle sheqer
1 lugë gjelle tharm buke
1 lugë gjelle kripë
1 lugë gjelle vaj ulliri
370 gr miell
Për marinadën:
4 thelpinj hudhre
5 fije magdanoz
4 gjethe trumze
90 gr djath kackavall
pak kripë
50 ml vaj ulliri.
Pergatitja:
Brumin e bukës e bëjmë si zakonisht dhe e lëmë të pushojë në vend të ngrohtë për 45 minuta.
Ndërkohë qërojini thelpinjtë e hudhrës, shtojuni vajin e ullirit e djathin dhe fërgojini në zjarr të ngadaltë. Gradualisht shtoni edhe magdanozin, trumzën e pak kripë.
Pas fermentimit, brumin zgjateni me duar dhe priteni në copa 2-centimetërshe. Pjesët e bukës të prera kështu, kalojini mirë në përzierjen me djath e hudhër e më pas renditini në tepsi të rrumbullakët, të mbështetura tek njëra tjetra.
Bukën e përgatitur kështu piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 35 minuta.
Ju bëftë mirë.
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.