Perberesit:
2 gota uji qiqra të ziera,
1 filxhan caji me kos ne temperaturen e dhomes,
4 gota uji me miell (3 gota me miell te bardhe dhe 1 gote me miell te zi),
1 lugë gjelle fare soje,
1 lugë gjelle vaj ulliri,
1 lugë gjelle susam i zi,
1 lugë çaji kripë,
1 paketë maja (pluhur).
Pergatitja:
Ne fillim do te ziejme qiqrat dhe me pas do ti shtypim me nje luge druri.
Marrim enen ku do te zeme brumin dhe ne te hedhim te gjithe perberesit ku i perziejme te gjithe bashke.
Mbasi i kemi perziere dhe na eshte krijuar nje mase brumi ne do te shikojme ne qoftese na ngjitet brumi neper duar atehere ne do ti hedhim prape miell deri sa brumi te mos na ngjitet prape.
E punojme pak dhe e leme tek ena qe e kemi gatuar ku dhe e mbulojme. E leme deri sa brumi te vije mire.
Mbasi brumi ka ardhur ne e punojme perseri dhe e vendosim ne taven ku do ta pjekim.
E hapim ne gjithe spiperfaqen e taves dhe e leme ashtu deri sa te vije prape.
Para se ta fusim taven per te pjekur e ngrohim furren ne teperaturen 200 grade per 10 minuta.
Ne momentin qe ka ardhur brumi ne e veme per te pjekur ne temperaturen 175 grade per 20 minuta.
Dhe ne momentin qe eshte pjekur ne e nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet (kulloje).
Ne kete momente buka eshte gati per tu servirur.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.