Perbersit:
400 gr miell
200 gr miell integral
300 ml ujë të vakët
10 gr tharm të freskët buke
10 gr sheqer
10 gr kripë
1 të bardhë e vezës.
Pergatitja:
Në ujë të vakët e vëmë tharmin me pak miell e sheqer dhe e lëmë të fermentohet.
Miellin e sitim, shtojmë tharmin dhe vajin.
Me këtë masë bëjmë një brumë elastic, të cilin e lyejmë me vaj dhe e lëmë të pushojë e dyfishohet në masë.
Pastaj, brumin e ndajmë në gjashtë pjesë dhe me duar ia japim formën që dëshirojmë.
Bukët i lyejmë sipër me të bardhën e vezës dhe vendosim në tavën ku do t’i pjekim dhe i vëmë në furrën e ftohtë, të cilën pastaj e lëshojmë të ngrohet në 200 gradë.
Pas 25 minutash i nxjerrim nga furra dhe para konsumimit i lëmë të ftohen plotësisht.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.