Përbërësit:
3 petë, 500 gr spinaq, 1 qepë, 1 lugë të gjellës salcë, kripë, Biber i zi.
Për sos:
1 gotë jogurt, gjysmë gote vaj vegjetal, 1 gotë të çajit qumësht, 1 vezë.
Përgatitja:
Spinaqin e pastrojmë mirë dhe e premë në copa të vogla, qepën poashtu e premë dhe e fërgojmë në tigan me pak vaj.
Qepës së fërguar ia shtoni salcën, spinaqin, kripën, biberin e zi dhe rreth 5 minuta e vazhdojmë fërgimin.
Një petë e ndajmë në katër pjesë dhe secilën pjesë e lyejmë me sos dhe përbërësit e brendshëm.
Petëve të mbushura ia japni formën e gjylit dhe i vendosni tek letra e pjekjës.
Nëse ju ka mbetura ende sos, i lyeni petët nëse jo atëher me të kuqët e vezës dhe e vëni në furrë për pjekje.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.