Përbërësit:
1.5 gota ujë të vakët, 1 gotë qumësht, 1.5 lugë të gjellës maje, Gjysmë luge sheqer, 1 gotë të çajit vaj, kripë, 7 gota miell.
Përbërësit e brendshëm:
1 tas mak, 1 gotë të çajit arra, 1 gotë vaj.
Përmbi:
1 vezë.
Përgatitja:
Në një enë e derdhni ujin e vakët, qumështin e vakët, majën, sheqerin e përzieni rreth 5 minuta.
Pastaj ia shtoni vajin, kripën, miellin e përzieni krejtë glazurën, do ta përfitoni një brumë të butë.
Në një enë tjetër e përzieni makun, arrat dhe vajin i përzieni.
Brumin e ndani në 4 pjesë, një nga një i hapni brumet me t’hollues, përmbi brumëra ia derdhni përzierjën e makut.
Brumit të hapur ia mbyllëni skajet dhe përmbi e shtypëni, të gjitha brumat i vendosni një mbi një.
Brumat e rëndisur i vendosim në tepsi i shtrijmë mirë me t’hollues dhe i lëmë rreth 30 minuta në pritje.
Pas pritjës së nevojshme përmbi i lyeni me të kuqët e vezës dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 30-35 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.