Përbërësit:
3 petë, 500gr mish, 2 qepë, 2 patate, 2 speca, kripë, biber i kuq, Biber i zi.
Për sos:
2 lugë miell, 1 lugë Uthëll, 1 gotë vaj vegjetal.
Përmbi:
1 vezë, 1 lugë jogurt.
Përgatitja:
Në një tenxhere e derdhni mishin, e fërgoni derisa ti ndrrojë ngjyra.
Pastaj ia shtoni qepën e prerë së bashku me specat, e vazhdoni fërgimin edhe 5 minuta të tjerë.
Patatet i bëni nerende dhe ia bashkagjitni glazurën së bashku me erëza, edhe për plot 4 minuta.
Për përbërësit e sosit, i derdhni në një enë të thellë miellin, uthellën dhe vajin vegjetal
1 petë e hapni në tryezë, përmbi ia derdhni sosin dhe e shpërndani me brushë në tërë sipërfaqën.
Petën e preni në katër pjesë, secilën petë e mbështjellni në formë katrore.
Të gjithë petët i formoni në menyrën e njejtë, byrekat tashmë të formuar i lyeni me përzierjën jogurtit dhe vezës.
Byrekat i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius derisa të skuqen.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.