Përbërësit:
500 gr mish, 2 qepë, 1 luge te gjelles biber i zi, 1 luge te gjelles Salce domate, gjysme gote te cajit vaj vegjetal, 4 petë, 1 tas ujë, 1 gote miell misri, 2 vezë.
Përgatitja:
Fillimisht qepen e premë në copa të vogla, e fërgojmë me mish në një tigan me vaj vegjetal, erëzat dhe salca iu shtohet.
Qepet e fërguara duhet të jete të yndyrshme për shkak qe petëve nuk do ti shtojmë vaj tjetër.
Petët i premë, me ndihme të brushës i lagim me ujë dhe ia vendosim glazurën e mishit.
Petet i bëjmë në forme të rolës, 2 vezët i tundim.
Fillimisht i zhytim në veze pastaj në miell misër dhe i rendisim në tepsi.
I pjekim deri sa të skuqen.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.