Përbërësit:
1 kg miell i bardhë
1 kg presh
250gr gjizë
30-40gr gjalpë
4-5 vezë
niseshte
vaj
kripë
piper i zi
Përgatitja:
Përgatisim në fillim brumin duke përzier miellin me kripën dhe ujin (fillojmë me 1/2 gotë ujë). Pasi ta kemi rrahur brumin derisa të bëhet elastik e ndajmë në topa të vogël sa një mandarinë. I lëmë të pushojnë duke i mbuluar me një pecetë dhe vendosim vajin dhe pak gjalpë të nxehtë në një tigan, i shtojmë prasin e grirë hollë. Pasi prasi të jetë zbutur i shtojmë gjizën. I hedhim kripë, piper 2-3 lugë ujë dhe vezët e rrahura i lemë mënjanë. Fillojmë t’i hapim topat e brumit: duke vendosur në fillim pak niseshte poshtë dhe pak sipër dhe i hapim me ndihmën e një otkllagie, derisa peta të bëhet shumë e hollë, gati transparente. Peta duhet të jetë 2-3 cm më e madhe se tepsia. E lyejmë tepsinë me pak vaj dhe shtrojmë sipër petën. Të njëjtën gjë e bëjmë edhe me 4-5 topat e tjerë të brumit. Pasi ta kemi shtruar edhe petën e pestë ose të gjashtë i hedhim gjysmën e kompostos, mund t’i hedhim gjithë komposton, por në këtë rast duhet të hapim gjysmën e petave. Pasi ta kemi mbaruar, mbyllim bordet dhe hedhim vaj dhe pak gjalpë mbi sipërfaqen e byrekut. E vendosim tepsinë të piqet në furrë në temperaturë 220 grad C.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.