Perbersit:
4 copa petë
3 patate
PËR SOS
gjysmë shishe uje mineral
gjysmë gote të çajit vaj vegjetal
1 vezë
1 lugë jogurt
kripë
biber i kuq
Biber i zi.
Pergatitja:
Patatet zieni dhe pas zierjës qëroni, shtypëni patatet duke ia hedhur jogurtin, kripën, biberin e zi dhe të kuq.
E përzieni e gjithë glazurën, petët i vendosni në një pjatë përmbi ia derdhni pak jogurt, vezë, ujë mineral, vaj vegjetal dhe të gjitha petët i lyeni me këtë përzierje.
Pas lyerjës së petëve, e vendosni përzierjën e patateve dhe petëve ia japni formën role dhe krijoni byrekun e lehtë.
Byrekun e lyeni me të kuqët e vezës dhe e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.