Perbersit:
3 petë
PËR SOS
1 vezë
gjysmë gote qumësht
gjysmë gote vaj vegjetal
1 gotë jogurt
PËRBËRËSIT E BRENDSHËM
patate të ziera
1 qepë
gjysmë luge salcë
kripë
erëza.
Pergatitja:
Patatet zieni, pas zierjës i shtypëni në një enë të thellë.
Qepën e fërgoni me salcën në temperaturë të ultë.
Përbërësit e sosit i derdhni në një enë të thellë dhe i përzieni mirë.
Petet i preni në formë trekëndshe, patateve të shtypura ia derdhim përzierjën e qepës me salcë.
E shtrijmë një petë në tryezë, e lyejmë me sos dhe përmbi ia vendosim edhe një petë tjetër.
Pastaj ia vendosim glazurën e përgatitur me patate, byrekun e mbyllim në formë të trekëndshit.
Të gjitha petët i rëndisim në mënyrën e njejtë, përmbi i lyejmë me përzierje të sosit dhe pak susam.
Byrekat trekëndëshe i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.