Përbërësit:
- 2 pako peta të gatshme
- 5 vezë
- 150g gjizë
- 50g djathë të fortë
- 4 degëza të majdanozit dhe koprës
- 2 kërcell qepë jeshile
- 2 lugë spec i kuq
- kripë dhe piper
Përgatitja:
Pastrojmë majdanozin dhe qepët. Në një enë vendosim 4 vezë dhe u hedhim ujë, i vendosim mbi zjarr për tu zier.
Grijmë qepët dhe majdanozin në pjesë të imëta, pastaj vezët e ziera i coptojmë në kube të vogla.
Gjizën e hedhim në një enë, dhe e shtypim me pirun. Sipër gjizës hedhin një vezë dhe e përziejmë.
Marrim djathin e fortë, dhe e gdhendim në rende. E hedhim djathin e gdhendur, në enën me gjizë dhe vezë. Shtojmë kubet e vezës së zier, qepët dhe majdanozin e grirë.
Pastaj hedhim edhe 2 lugë spec të kuq, dhe grijmë sipër pak piper. I përziejmë mirë.
Marrim petët e gatshme, i ndajmë në gjysmë, dhe vendosim një top nga masa e përgatitur. E formojmë në formë trekëndëshe, pastaj të gjithë byrekët e vegjël i vendosim në një tigan mbi zjarr për një kohë të shkurtër.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.