Çela: Madhështore ajo që realizuam, çfarë kërkoj nga lojtarët

spot_imgspot_img

Kastrioti u mposht 1-3 nga Vllaznia në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Abissnet Superiore. Ekipi krutan e mbylli në vend të shtatë, teksa Emiliano Çela, i cili ka merita të jashtëzakonshme në qëndrimin e Kastriotit në Superiore, preku disa tema në deklaratën për Supersport.

Kemi luajtur me ekipe që kanë pasur objektiva në vetvete. Gjithsesi, ne objektivin e kemi arritur prej gjashtë javësh. Të gjithë e dinë që kemi bërë diçka të jashtëzakonshme duke shpëtuar pa ‘play-off’ gjashtë javë përpara, madhështore!

Më vjen mirë që i shoh çunat duke u rritur dita ditës nga ana profesionale, duke punuar dhe duke luftuar. Jam shumë i lumtur. Shpresoj që klubi ua që klubi të vazhdojë me këtë mënyrë profesionalizmi dhe me këtë mënyrë pune.  

Lojtarëve u komunikoj gjithmonë se si të sillen, brenda dhe jashtë fushës. Rëndësi ka që të jenë kokulur, të mbajnë stërvitshmëritë dhe të përmirësohen, pasi futbolli asnjëherë nuk ka fund.  

E ardhmja? Nuk kam asgjë për të thënë me këtë gjë, sinqerisht. Po pres të takohem me drejtuesit dhe të vendosim se çfarë do bëjmë për të ardhmen”, deklaroi Çela.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu