ÇENDURI TE LAZIO-UDINESE | 8 gola dhe 3 të kuq, vuloset në minutën e 99′ beteja (VIDEO)

spot_imgspot_img

E pabesueshme ajo që ndodhi sot në ndeshjen e fundit të javës së 15-të të Serie A, ku Lazio e Maurizio Sarrit ka arritur të përmbysë një ndeshje që dukej se do të ishte e mallkuar dhe ku pësuan 3 gola por mundi ka shkuar më kot sepse në frymën e fundit, në minutën e 99′, ka ardhur goli i Arslan që ka vendosur shifrat në 4-4 dhe më pas ka pasur edhe pak sherr në fushë me një karton të kuq ndaj Walace.

Ndaj Udinese, gjithçka nisi keq me Beto që brenda pak minutash shënoi dy herë. Goli i Immobile dha shpresë, por ai i Molina në fund të pjesës së parë futi në një krizë psikologjike djemtë e Sarrit.

Ata u kthyen në 45′ e dyta megjithatë të motivuar dhe brenda 35 minutash do të përmbysnin gjithçka në 4-3 me golat e Pedro, Milinkovic-Savic dhe Acerbi, ndërsa në mes janë dy kartonë të kuq (për Patric dhe Molina)

Por, në sekondat e fundit, goli i Arslan që fiksoi shifrat në 4-4…

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu