Lindja me operacion – e njohur më mirë si “prerje cezariane”- është kthyer nga një zgjidhje e domosdoshme në një zgjedhje
Nuk është krim, por megjithatë duhet të dini mirë se çfarë ju pret dhe cilat janë pasojat e saj, në rast se jeni duke menduar të lindni një fëmijë me anë të ndërhyrjes.
Rastet kur është më mirë të lindni me operacion
Janë disa lloj shtatzënish që e kanë të domosdoshme një lindje të tillë, për shkak të disa komplikacioneve të cilat mund të rrezikojnë seriozisht jetën e nënës apo foshnjës, nëse ajo bën lindje vagjinale.
Këto komplikacione përfshijnë rastet kur bebja nuk është kthyer, pra nuk qëndron me kokën poshtë, gati për të lindur; binjakët, të cilët në shumë raste sillen në jetë me anë të prerjes çezariane (ka raste kur njëri prej tyre mund të dalë në lindje vagjinale, ndërsa tek i dyti ndërlikohet); rastet kur placenta bllokon daljen e fëmijës, pasi është vendosur tek dalja e bebes (placenta previa); kur foshnja është më i rëndë se normalisht, apo në rastet kur nëna vuan nga diabeti.
Fakti që lindjet me kirurgji janë shumë të përhapura, s’do të thotë se nuk ka rrezik!
Ndonëse janë bërë të zakonshme, kjo s’do të thotë se nuk kanë rreziqe, e madje ato mund të jenë të mëdha. Këto rreziqe mund të përfshijnë humbjen e gjakut, infeksionet, dhe dëmtimet e organeve përreth.
Gjithashtu ekziston rreziku i bllokimit të arterieve të mushkërive, pasi pas prerjes cezariane një fragment gjaku i mpiksur mund të mbërrijë në mushkëri. Ekziston një rrezik i vogël që foshnja të pësojë dëmtime nga bisturia, si edhe mund të jetë e nevojshme që të mbahet nën kujdes mjekësor për frymëmarrjen.
Përpara operacionit, injektohet një anestezi lokale dhe do të jeni zgjuar gjatë procedurës
Vetëm në raste urgjente, injektohet një mpirje e plotë gjatë operacionit. Përgjithësisht nëna qëndron zgjuar gjatë gjithë operacionit, dhe nuk ndjen asnjë lloj dhimbjeje, përveçse trysnisë që ushtrohet në barkun e saj.
Për shkak të anestezisë, mund të shkaktohet një dhimbje e fortë koke, por ajo largohet edhe pa nevojën e mjekimeve të posaçme.
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja. All rights reserved.