ÇFARË MENDJEMADHËSIE |Postimet e Ronaldo-s: ishte i sigurtë për kualifikimin! “E firmosim sot…”

spot_imgspot_img

Cristiano Ronaldo sot doli nga fusha gati në lot, edhe pse tani ka një mundësi të dytë për të shkuar në Katar me anë të playoff, shorti i të cilit do të hidhet në datën 26 nëntor..

Por, vendi i dytë në grup është një dështim i madh… Madje, as nuk e priste vetë CR7, që në postimet e fundit ishte gati i sigurtë se do të arrihej kualifikimi në ndeshjen e fundit…

Ja çfarë shkruante ai pas ndeshjes ndaj Irlandës e mbyllur 0-0…

“Eshtë gjithmonë e vështirë të luash në Irlandë, pika e fituar që na lë ende të pakualifikuar dhe deri në frymën e fundit.

Të dielën, përpara publikut tonë dhe në shtëpinë tonë, do të firmosim kualifikimin dhe pjesëmarrjen në Katar”.

Më pas, një tjetër postim: “Eshtë për Portugalinë dhe portugezët që duam të jemi të pranishëm, edhe një herë, në Botëror. Dhe me forcën e Portugalisë dhe portugezëve do t’ia dalim”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu