Leipzig ka arritur një barazim që ishte gati i humbur ndaj PSG por në minutat e fundit shtesë ka ardhur penalltia vendimtare e shënuar nga Szoboszlai, i cili përballë Donnarumma e ka goditur fort topin duke fiksuar shifrat në 2-2 dhe duke shtyrë kështu kualifikimin për djemtë e Pochettinos.
Një ndeshje ku protagonisti ishte Wijnaldum me dy gola që përmbysën rrjetën fillestare të Nkunku. Por, gjemranët patën shansin e 2-0 por Donnarumma priti penalltinë e Andre Silva.
Megjithatë, nuk mundi të bënte dot asgjë në penalltinë e fundit dhe atë vendimtare.
Interi merr tri pikë të tjera dhe tani situata në grup është shumë më e qetë për zikaltërit, duke parë se Real Madrid mundi Shakhtar Donetsk.
https://www.youtube.com/watch?v=GrXYl-041MQ
Skuadra e Inzaghit ndodhet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Sherif Tiraspol kalon në vend të tretë me gjashtë pikë.
Megjithatë, vendimtare do jenë dy ndeshjet e tjera. Pas një pjese të parë pa gola, Brozovic zhbllokon në pjesën e dytë dhe më pas Skriniar dhe Sanchez rrumbullakosin rezultatin. Në fund vendasit shënojnë golin e vetëm.
https://www.youtube.com/watch?v=bv3O7stX2yY
Fitore edhe për Manchester City ndaj Club Brugge. Pas 1-1 fillestar të shpejtë, skuadra e Guardiolas më pas dhuron spektakël dhe shënon edhe tre gola për 4-1 final.
Sukses edhe për Ajaxin në Gjermani ndaj Dortmundit që mbeti me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Hummels.
https://www.youtube.com/watch?v=46QcP3ZIiqk
Reus dha shpresa me golin me penallti, por Tadic, Haller dhe Klassen fiksuan shifrat në 1-3.
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.