Milani mbetet jashtë Champions, Atletico Madrid avancon më tej duke fituar një ndeshje të madhe në Portugali me rezultatin 3-1 ndaj Portos, mes tensionesh dhe në një sfidë ku pati plot 2 kartonë të kuq, dy për portugezët, 1 për spanjollët…
E të mendosh që në pjesën e dytë sfida u zhbllokua për miqtë me Griezmann. Më pas, Carrasco humbi toruan dhe reagoi duke dalë me të kuq. Por, në pak minuta, Porto gjithashtu nuk mbajti nervat dhe Wendell gjithashtu u ndeshkua.
Correa dhe De Paul firmosën suksesin dhe biletën për në fazën me eliminim direkt.
Nuk ia del Milani, duke humbur sërish me Liverpool dhe mbyllur grupin me vetëm 4 pikë. Salah dhe Origi vendosin suksesin për Reds, që shkruajnë historinë duke i fituar të gjitha ndeshjet në grup.
Pjesa e parë pa Milanin që të lunte gati si i barabartë me Liverpool teksa pas golit të shpejtë të Fikayo Tomorit, gjatë një goditje këndi, ishte Salah ai që barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Liverpool gjeti golin me anë të një gafe nga Tomori, që fali topin. Mane goditi, Maignan priti dhe më pas topi i kthyer gjeti kokën e Origi që nuk gaboi.
Klopp bëri edhe zëvendësime të tjera dhe hoqi nga fusha e lojës si Salah ashtu edhe Mane, teksa përpos tentativave kuqezi deri në fund, nuk erdhi përmbysja.
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.