Perberesit:
Shtresa e pare:
300gr keksa te bluar,
sheqer i kafte,
150gr margarine.
Shtresa e dyte:
300ml hoplla,
500gr mascarpone,
2 sheqer vanillje,
50 gr sheqer pluhur.
Shtresa e trete:
Dredheza,
1 gote uje,
100gr sheqer pluhur,
1 luge niseshte.
Pergatitja:
Shtresa e trete: Dredhezat e ngrira zihen ne zjarr te ulet me nje gote uje dhe 100gr sheqer pluhur, pas nje kohe pasi ka valuar, ja shtojme nje luge niseshte per me u trash. Kete mase e vendosim ne frigorifer per me u ftohe.
Shtresa e pare: 300gr keksave te bluar ja shtojme pak sheqer te kafte (sa te doni, jo shume) dhe 150gr margarine te shkrire. Kete mase e perziejme mire dhe e vendosim ne tepsine per cheesecake dhe e shtypim mire.
Shtresa e dyte: Perziejme me mikser 300ml hoplla. Ne nje ene tjeter e perziejme me mikser 500gr mascarpone me 2 sheqer vanillje dhe 50gr sheqer pluhur. Keto dy masa i beni bashke dhe i perzieni me mikser edhe per nje kohe.
Masen e fituar e vendosim mbi shtresen e pare (me keksa) dhe mbi kete shtrese e vendosim shtresen e trete (me dredheza).
Ftohet ne frigorifer minimum per 3 ore.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.