Chelsea, “komplot” 84 milionë £ për të rrëmbyer yllin e “Zonjës së Vjetër”

spot_imgspot_img

Chelsea po planifikon një lëvizje prej 84 milionë £ (112 milionë dollarë) për të siguruar shërbimet e yllit të Juventusit, Federico Chiesa, sipas “Calciomercato”. Bayern Munich ka qenë gjithashtu i lidhur me 24-vjeçarin, i cili teknikisht është ende i huazuar nga Fiorentina. “Zonja e Vjetër” është e vendosur të nënshkruajë përgjithmonë me Chiesa verën e ardhshme, por blutë e Londrës janë gati t’i ofrojë atij një destinacion tjetër alternativ.

Nga ana tjetër, Chelsea është gati të shesë Christian Pulisic në vitin 2022, sipas “El Nacional”. 23-vjeçari ka marrë disa oferta përpara merkatos së janarit dhe blutë do të studiojnë alternativat jashtë Premier League. Barcelona është ndër klubet e interesuara, por Chelsea do të kërkojë të paktën 42 milionë £ (56 milionë dollarë) për Pulisic.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu