Clattenburg pranon gafat në finalen Real Madrid-Atletico: Me VAR nuk do të ekzistonin ato dy gola

spot_imgspot_img

Ish-gjyqtari i njohur anglez Mark Clattenburg drejtoi finalen e Ligës së Kampionëve 2016 midis Real Madridit dhe Atlético Madridit. Një derbi madrilen, i luajtur në “San Siro”, ku të bardhët ngritën trofeun pas fitores 5-3 me penallti. Koha e rregullt dhe dy shtesat nga 15 minuta u mbyllën në barazimin 1-1.

Duke folur për podcastin e “The Brazilian Shirt Name”, Clattenburg shpjegoi se dy vendime të tij gjatë lojës, goli i Sergio Ramos në minutën e 15-të (pozicion jashtë loje) dhe një penallti e dhënë në favor të Atlético Madridit për një faull ndaj Fernando Torres, nuk do të qëndronin nëse VAR-i do të kishte ekzistuar atë kohë.

Sa i përket golit të Ramos, Clattenburg, i cili u tërhoq nga gjykimi në Premier League më 2017, tha se gaboi për shkak të ndërprerjes së komunikimit me anësorin e linjës. Goli i mbrojtësit të Real Madridit u njoh prej tij, edhe pse dukshëm në pozicion jashtë loje, ndaj vendosi ta kompensojë gabimin me një penallti të dyshimte në favor të skuadrës së Diego Simeone.

Faullin e Pepe ndaj Torres e konsideroi 11-metërsh, edhe pse sipas tij ishte 5- me 50, vetëm për të kompensuar gabimin e mëparshëm dhe vendosur ekuilibër në gjykimin e tij. Kur goditja e Antoine Griezmann goditi traversën, Clattenburg pranon se ishte rezultati i përsosur për të si arbitër, pasi akti balancues kishte funksionuar pa shumë polemika.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu