Debutimi me fitore për Antonio Conte në stolin e Tottenhamit në Ligën e Konferencës. 3-2 ndaj Vitesse për Spurs të cilët madje kishin kaluar 3-0 pas më pak se gjysmë ore loje.
Antonio Conte hyri menjëherë në historinë e garave evropiane në debutimin e tij në stolin e Tottenham.
Në fakt, kundër Vitesse pati një ndeshje plot me gola, pesë te tila por edhe kartonë të kuq, tre.
Vetëm një herë në këtë shekull ka ndodhur diçka e ngjashme në garat kontinentale: duhet të shkojmë në vitin 2016 kur Braga fitoi 4-1 me Fenerbahcen në një ndeshje të fiksuar me tre kartonë të kuq…
“Ishte nje ndeshje shume e veshtire dhe e cuditshme! Sigurisht nuk me pelqen keshtu, pasi lejuam dy gola. Pastaj pas te kuqit tone pati pak frike. Por e merituam fitoren. Kemi kohe per te rregulluar problemet dhe nuk kam frike aspaj”, ishte komenti i Contes pas ndeshjes.
Një barazim 2-2 per Roma që nuk u hakmor ndaj Bodo/Glimt, edhe nëse verdhekuqve iu mohuan të paktën dy penallti, por VAR-i nuk është i pranishëm në kete kompeticion.
Feyenoord dhe Kopenhagen gjithashtu bënë mirë.
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.