Cristiano Ronaldo dhe dy yje të tjerë; Rangnick ka gati revolucionin te Manchester United

spot_imgspot_img

Ideja e Ralf Rangnick është të revolucionarizojë Manchester United. Trajneri i ri i përkohshëm (dhe konsulenti për dy vitet e ardhshme) i “Djajve të Kuq”, sipas “Bild”, duket i etur për t’i dhënë Cristiano Ronaldos dy partnerë sulmi me vlerë absolute, Erling Haaland dhe Timo Werner.

Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund do të jetë një nga pjesët më të çmuara të merkatos së transferimeve të verës së ardhshme, por marrëdhënia e mirë që e lidh atë me ish-skuadrën e Salzburgut mund të luajë në favor të Manchester United.

Nga ana tjetër, sulmuesi gjerman nuk po përjeton vitet e tij më të mira me fanellën e Chelsea, aq më tepër pas ardhjes së Romelu Lukakut. Rangnick, i cili e njeh që nga koha e tij te Leipzig, beson se “Old Trafford” është destinacioni i duhur për të përsëritur gjërat e jashtëzakonshme, të para prej tij në të kaluarën.

Në repartin ofensiv, këto lëvizje, në mënyrë të pashmangshme mund të çojnë në disa shitje. Cavani, Rashford, Martial dhe Greenwood janë të piketuarit kryesorë për largimin nga klubi anglez.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu