De Bruyne zbulon: Derbin kundër Manchester United e përgatitëm në 10 minuta, sepse Guardiola…

spot_imgspot_img

Zbulim kurioz, i bërë nga mesfushori belg i Manchester City, Kevin De Bruyne, për orët para derbit kundër “Djajve të Kuq”. Lojtari i “Citizens” foli për podcastin “MidMid”, duke rrëfyer se stërvitja taktike para një ndeshjeje të Premier League është padyshim… e shkurtër.

10 MINUTA – De Bruyne tha: “Zakonisht, një ditë para çdo ndeshjeje bëjmë stërvitje taktike, bazuar në mënyrën se si sillen kundërshtarët. Këtë herë, para derbit, trajneri Guardiola na tha: Nuk e dimë se si do të luajnë ata, kështu që do ta zbulojmë nesër. Dhe e ndaloi stërvitjen tonë pas 10 minutash”.

SHPJEGIMI – “Shpesh Pep e di se si do të luajë kundërshtari i tij. Këtë herë nuk e dinte, kështu që nuk dinte çfarë të bënte, – shpjegoi De Bruyne. – Pra, ne thjesht bëmë atë që bëjmë gjithmonë, por trajneri nuk e dinte paraprakisht nëse Manchester United do të luante me pesë prapa, me katër; me një mesfushor në mes apo me tre përpara”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu