DEL VIDEO E RE | “Jemi të gjithë m*t, prej 1 viti” Shpërthimi i paprecedentë i Bonucci dhe Pirlo në dhomat e zhveshjes

spot_imgspot_img

Humbja 4-0 nga Chelsea minoi ato që dukeshin si siguri të reja për Juventusin, të rigjallëruar nga fitorja në fushën e Lazios të ish-trajnerit Sarri.

Massimiliano Allegri do të ketë shumë punë për të bërë për një ekip që ka shfaqur edhe një herë performancë të luhatshme. Një situatë e trashëguar nga sezoni i kaluar, kur Andrea Pirlo ishte në krye të bardhezinjve.

Për të kuptuar diçka më shumë për atë që nuk shkoi mirë sezonin e kaluar, në të cilin Juventusi i dorëzoi Interit skeptrin e kampionit italian (duke fituar megjithate Kupën e Italisë, Superkupën dhe arritur kualifikimin ne Champions), tifozët e Juventusit prisnin dokumentarin “Gjithçka ose asgjë” (All or nothing, seriali i dokumenteve Amazon që tregon sezonin 2020/2021 të Zonjës së Vjetër me përmbajtje ekskluzive)

Shumë prej të cilave janë regjistruar në dhomat e zhveshjes. Klipet e para të serialit që do të dalin më 25 nëntor janë tashmë shumë interesante.

Në të fundit që është publikuar, tregohet humbja e bujshme brenda fushe nga Juventusi perballe Benevetos në marsin e kaluar. Kamerat kryesore zbulojnë se çfarë ndodhi brenda dhomës së zhveshjes së bardhezinjve në Allianz Stadium në pjesën e parë.

Zonja e Vjetër në vështirësi nuk mund të gjejë avantazhin ndaj verdhekuqve qe jane ne zonën e rënies nga kategoria.

Pamje te nxehta dhe vetëm një lojtar që flet, kapiteni Bonucci i tërbuar. Mbrojtësi është i papërmbajtshëm: “Ne jemi të çmendur djema, jemi të çmendur. Nëse duam të luajmë Scudetton, nuk mund të luajmë kështu. Kur kemi topin dhe kur nuk kemi topin. Ne nuk mundemi të luajmë kështu nëse duam të fitojmë Scudetton”.

Pastaj godet nje termus dhe zhgënjim deri në qiell për Bonuccin nën sytë e një Cristiano Ronaldo i cili pohon me kokë për fjalët e tij: “Porca Puttana! Ne jemi të gjithë m*t nëse luajme keshtu.

Sepse nuk e kemi kuptuar rendesine, nuk e kemi kuptuar se sa e rendesishme eshte te fitosh kete ndeshje. Kemi nje vit qe luajme keshtu dhe fajin e kane gjithmone te tjeret! Gjithmone ndeshje pas ndeshje. Dreqin, të marrim përgjegjësinë dhe fajin për nje ndeshje m*ti qe po bëjmë”.

Fjalët e folura me synimin për të inkurajuar skuadrën dhe të shoqëruara me një pëshpëritje thuajse të një Ronaldo të zhgënjyer: “Kjo është e vërteta, kjo është e vërteta”. Para se të rikthehet në fushë, këtu është edhe ndërhyrja e një Pirlo të paprecedentë, shumë i inatosur:

“Nëse luani ndeshje të tilla shume pak do të fitoni. Nëse nuk kemi dëshirë t’i fitojmë këto ndeshje. Nese hyni në fushe me kete qendrim nuk fitohen ndeshjet. Pastaj vetem flasim por duhet te dalim ne fushe te tregojme me faktet. Perkundrazi nuk po bejme nje m*t ose me kete qendrim nuk fitohen ndeshjet. Duhet te ndryshojme mentalitet dhe te hyjme ne fushe me një qëndrim tjetër”.

Megjithatë, me sa duket, as fjalët e Bonuccit dhe as ato të Pirlos nuk mundën të jepnin efektin e dëshiruar, pasi gjërat shkuan edhe më keq për një Juventus, madje i mundur 0-1 me golin e Gaich në pjesën e dytë.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu